Analisti Baton Haxhiu u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se Presidenti Meta duhet të jap dorëheqjen nga detyra.
Mirëpo Haxhiu u ndesh me mendimin e Agim Neshos i cili i tha se është njeriu i Edi Ramës.
“Për mua Ilir Meta si president i vendit moralisht duhet të japë dorëheqje. Ilir Meta nuk është president i vendit, nuk përfaqëson as veten, as zyrën, as institucionin, pasi ka humb peshën e tij. Për hir të asaj që është formal presidentin e mban vetëm pesha e asaj që quhet, moment i zgjedhjes së tij, që është zgjedhur me një akt juridik. Akti moral nuk e mban. Çfarë e mban presidentin Meta? Vetëm vetja e tij e mban. Ai nuk e kupton që posti i presidentit nuk ka kuptim me Ilir Metën. Ka një kohë të gjatë moralisht që rri aty kot,”, – u shpreh Haxhiu.
Nesho: Kush e përcakton moralin more. Ti je njeriu që je në krah të Edi Ramës dhe nuk je kredibël në atë që shpreh.
Haxhiu: Kush? Po pse unë në krah të Edi Ramës, për faktin se kam bindje dhe qëndrim se ai është kryeministër i mirë?
Nesho: Në shumë qëndrime je me Edi Ramën. Dhe do marrësh përgjegjësi morale me vonë.
Haxhiu: E marr e marr…
Diskutime rreth kësaj post