Gazetari Enton Abilekaj, ka komentuar deklaratën e ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili mbrëmjen e djeshme u shpreh se ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën.
Abilekaj, tha se në vendin tonë nuk ka institucione të drejtësisë që veprojnë si të pavarura. Më tej Abilekaj, tha se Llalla, i cili pret që të marrë dënim të formës së prerë nga Gjykata ka ndihmuar njerëz që kanë pasur probleme me drejtësinë.
“Ka një projekt të hershëm kundër Berishës jo vetëm nga SHBA por edhe nga BE. Kjo ka të bëjë edhe me ecurinë e Reformës në Drejtësi, dy kundërshtarët të reformës në drejtësi kanë qenë Berisha dhe Meta., për shkak se PD drejtohet nga Basha, ishte më e negociueshme në vendimet që merrte.
Në votimin e 22 korrikut të 2016 vendimtar ishin Berisha dhe Meta. Ambasadori Donald Lu. Domethënë Lu ka shkuar te zyra e Berishës dhe Berisha I ka premtuar se do I kërkonte PD unanimisht Reformën dhe ashtu ndodh, pavarësisht se u negociuan disa tema. Kjo është e qartë se ata kanë dashur të largojnë nga skena nëpërmjet prokurorisë sepse mjete tjera nuk kishin, të largonin Berishën dhe Metën për shkak se ishin dy kundërshtarët e Reformës në Drejtësi. Fakti që nuk ndodhi arrestimi I Berishës, do të thotë që kjo nuk ishte vendimmarrëse, nuk ishte presion i bazuar në një pushtet të caktuar, ishte presion politik, diplomatik, nga një vend aleat që I jepte një prokurori, që është krejt jo normale që nuk justifikohet. Jemi ne vendi ynë, parlamenti ynë Kushtetuta jonë që e ka dorëzuar një pjesë të institucioneve tek aleatët tanë SHBA dhe BE. Ne kemi të bëjmë me dy ambasadorë që për interesa të tyre bëjnë gjueti shtrigash.“-tha Abilekaj.
Teksa ka komentuar dhe shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, Abilekaj thotë se askush në SHBA nuk ka mundësi të ndjek politikat personale në marrëdhënie me jashtë.
“Askush në SHBA nuk ka mundësi përfshirë edhe presidentin të ndjek politikat personale në marrëdhënie me jashtë. Ai që bën këtë largohet nga detyra. Askush nuk mund ta përdor detyrën e vet për interesa personale. Nuk e besoj që një shtet i madh te lejojë këtë dhe nuk e ka lejuar. SHBA dhe BE si partnerët tanë kryesor. Frytet janë këto, që në një vend që e ka vështirë të siguroj mbijetesën ekonomike, ndihma e BE është buka e përditshme. Ndihma ushtarake është e rëndësishme , tregu është e rëndësishme dhe e dyta është dëshira jonë për të qenë në BE. Pra ne e kemi dorëzuar një pjesë të sovranitetit. Dorëzimi është një proces gradual që ndodh nëpërmjet integrimit, që ne t’i përshtatemi bashkësisë.
Zoti Llalla nuk është flamurtari i drejtësisë, Llalla është një njeri problematik në krye të drejtësisë. Llalla nuk e justifikoj pasurinë e tij. Ai nuk ka mundur të justifikoj pasurinë. Llalla është një nga njerëzit që ka ndihmuar njerëzit që kanë pasur problem me drejtësinë në mënyrë indirekte dhe indirekte. Pra kemi një njeri që është i dënuar në shkallë të parë dhe po pret dënimin në shkallë të prerë, që jep deklaratë jo të plotë.“-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post