Edith Harxhi, një nga kandidatet për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ka zhvilluar dy takime në selinë blu. E ftuar në “A Shoë”, Harxhi tha se në fakt në seli nuk ishte askush.
Ajo shtoi se kishte zhvilluar dy takime, një për Forumin e Gruas, një për Forumin Rinor dhe kishte marrë një energji shumë të madhe.
Pjesë nga biseda:
Edith Harxhi: Adi, kam qenë sot në Partinë Demokratike, kam zhvilluar dy takime, një me forumin e Gruas dhe një me atë Rinor. Jam ndjerë shumë mirë me të dy takimet, por me të rinjtë, kam marrë një energji të jashtëzakonshme.
Adi Krasta: Domethënë tik e shkuar në seli, aty ku drejton Basha për momentin?
Edith Harxhi: Po, po kam shkuar dhe në fakt…nuk kishte asnjë njeri…
Diskutime rreth kësaj post