Moderatorja e njohur, Elita Rudi, është një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar, edhe pse prej kohësh është shkëputur nga ekrani.
Së fundmi, mediat në Kosovë aluduan se ajo nuk i ka raportet mirë me kunatën e saj, Blerinën, duke shkruar se ato nuk flasin. Shkak për këto është bërë fakti që Elita dhe Blerina nuk postojnë foto me njëra-tjetrën në rrejte sociale.
Por, ja si qëndron e vërteta. Ka qenë vetë Elita ajo që ka vendosur pikat mbi “i” rreth kësaj çështje. Ajo ka dhënë përgjigje përmes një komenti në “Facebook”, në të cilin shkruan:
“Raportet i mbajmë larg njerëzve si gazetari juaj, mos me ra msysh!”- me nota humori duke etiketuar kunatën e saj. Kështu gjërat mes tyre janë në rregull.
Diskutime rreth kësaj post