Deputeti i ardhshëm i PD në Kuvendin e Shqipërisë, i dalë në zgjedhjet e 25 prillit, Ervin Salianji, ka komentuar zgjedhjet për kreun e PD-së që do të mbahen në 13 qershor.
Salianji ka deklaruar se kandidatët përballë Lulzim Bashës Agron Shehaj, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli, janë të stisur nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. Sipas tij kandidatët përballë kreut aktual të PD, Bashës, nuk mund të kandidojnë as për kryepleq lagjeje pasi nuk kanë asnjë kontribut kohët e fundit në parti.
Komenti i Salianjit:
“Edhe unë kam pretendimet e mia dhe siç do demokrat që është përballur me regjimin që mendoj që janë të stisura, të nxitura, për të vënë shenjën e barazimit me Bashën. Kandidatët e sotëm, kanë dalë për të vënë kandidaturën kur nuk ishte mbyllur procesi i numërimit, kur nuk dihej kush ishte fitues. Dhe këta dolën për të shfokusuar vëmendjen. Dhe unë mendoj që kur të jep Partia Demokratike mundësi, njerëz që nuk mund të të kandidonin as një kapital politik për kryeplak në lagje, që marrin hapësirë mediatike sikur të jenë stara politikë. Kush i stisi katër partitë politike që nuk morën asnjë mandat. Unë kam pretendimin që kjo është stisur. Duket që është e qëllimtë për të krijuar e përçarje në bazë dhe që pompohen te mediat që kontrllohen nga Partia Socialiste. Ndërkohë që shumë njerëz e mendojnë që këta njerëz që 8 vite nuk bënë opozitë ndaj Ramës, por kanë një gjuhë goditëse ndaj Bashës”, u shpreh Salianji.
Diskutime rreth kësaj post