Politikani i njohur britanik, ish-deputeti dhe kreu i partisë “Brexit”, Nigel Farage thotë se Bashkimi Europian nuk do të ekzistojë në 10 vitet e ardhshme.
Në një intervistë për “Fox Business”, Farage tha se Britania e Madhe po shijon lirinë dhe një shpërthim të madh ekonomik pas largimit nga BE, dhe paralajmëroi se shtete të tjera do të ndjekin këtë rrugë.
“Jemi jashtë, jemi të lirë. Nuk mendoj se marrëveshja ishte më e mira, por është shumë më mirë nga çfarë kishim më parë. Tashmë ka një aprovim prej 70% ndaj Brexit, dhe BE-ja po e shef këtë gjë”, u shpreh ai.
“Tani ata e shikojnë se sa mirë është Britania. Unë besoj se projekti europian është një projekt globalist që nuk do të ekzistojë në 10 vitet e ardhshme”, deklaroi Farage.
Diskutime rreth kësaj post