Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se nëse PD mbetet në dorën e Bashës do të shkojë gjithmonë e më shumë në rënie. Kadilli shprehet se zgjedhjet janë shansi i vetëm për të shpëtuar PD nga degradimi.
Deklarata e Kadillit:
“Nuk parashikoj të ardhme të mirë nëse e mban Basha drejtimin e partisë, madje e shoh në një spirale zbritëse PD. Nuk besoj se me një lider që e ka provuar veten 8 vite rresht dhe nuk arriti fitore, s’besoj të ketë legjitimitet dhe të ngjisë partinë. Ky manifest është shansi i vetëm për të shpëtuar PD nga degradimi”, tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post