Gazetarja Anila Hoxha komentuar ngjarjen më të bujshme të ndodhur sot, videot e tik tok-ut të kryetares së gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit. Hoxha tha se dikush mund t’i ketë publikuar në këtë moment qëllimisht këto video, ndërsa tregoi se Kapedani është diplomuar për magjistraturë me rezultat të shkëlqyera.
Komenti i Hoxhës:
“Kush i ka postuar këto video, përse postohen këto video të gjyqtares së Elbasanit në këtë moment kur Elbasani është qyteti më i kritikuar sa i takon krimeve. Ajo ende nuk e ka kaluar vettingun, është në pritje. Videot mund të jenë postuar për 1000 shkaqe, por videot janë të regjistruara me dijeni të gjyqtares në fjalë.
Një nga kriteret që të jesh gjyqtar është sikur të shprehësh vullnetin e zotit në emër të ligjit. Nuk po them që duhet të ishte pambarimisht serioze, por si do që të jetë mbi të gjitha është në një zyrë. Historia që duhet zbërthyer është se kush i ka publikuar këto video. Zonja e ka mohuar që ka tik tok. Është diplomuar për magjistraturë, ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera. Ka konkurruar së bashku me një kolege tjetër, magjistratë pasi u dorëhoq kryegjyqtari i Elbasanit. Ka marrë 4 vota. Zgjedhja e saj nuk është bërë nga KLGJ por nga kolegët.
Elbasani është qytet i vështirë, uroj të mos ketë prapaskena të tjera. Të dalë një video e tillë në këtë moment, do të doja shumë të mos e kenë publikuar të tjerët dhe do të doja që zonja të jetë duke thënë të vërtetën sepse në fund të fundit ka bërë betim në emër të ligjit dhe flet në emër të Republikës me vendimet e saj”, u shpreh Hoxha në Shqip.
Diskutime rreth kësaj post