Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla ka folur për herë të parë për vendimin ndaj tij, ku tha se dënimin me burg e priste. Ai tha se vendimi është marrë jashtë sallës së gjykimit prej kohësh.
Intervista:
Pyetje: Zoti Llalla, Gjykata e shkallës së parë Kundër Korrupsionit ju dënoi pak ditë më parë me dy vjet burgim, 5 vjet qëndrim jashtë funksioneve publike dhe konfiskimin të pasurisë tuaj. Një pyetje si fillim- Si u ndjetë, pasi ju keni qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme për 5 vjet dhe a e prisnit këtë vendim?
Llalla: Të jem i sinqertë, një vendim të tillë e prisja. Është një vendim që u mor jashtë sallës së gjykimit, prej më shumë kohësh, hetimet e nisura ndaj meje, edhe përpara se prokuroria të niste hetimet, dukej se një vendim i tillë ishte marrë dhe u formalizua në sallën e gjykimit. Normalisht nuk ndihem mirë. Nuk ka si ndihet mirë një njeri që është dënuar për një vepër që nuk e ka kryer. Por krahas vetes ndjej se sistemi i drejtësisë po shkon drejt një modeli tjetër të zhvillimit, ku në shumë raste vendimmarrjet merren jashtë sallën së gjykimit për të plotësuar tekat, dëshirat, mllefet e individëve të caktuar.
Pyetje: Një vendim të tillë e prisnit në sallën e gjyqit, por ditën që jeni emëruar kryeprokuror, a ke menduar ndonjëherë se do të dënoheni për korrupsion dhe ish-kryeprokurori, apo prokurori Adriatik Llalla do të jetë një ditë i burgosur?
Llalla: Hetimet ndaj meje filluan për korrupsion dhe për disa vepra të tjera penale. Nuk u la veprim hetimor pa u bërë për të verifikuar nëse kishte korrupsion apo jo. Përfundimi ishte se prej meje, akuza mendoj se shkoi në mos deklarim të pasurive dhe për asnjë vepër tjetër penale. Vepër për të cilën jam edhe dënuar në pritje për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të procesit.
Pyetje: Në momentin që jeni zgjedhur si kryeprokuror, a keni menduar se një funksion i tillë ka edhe rrisqe të tilla?
Llalla: Normalisht këto janë kostot e pushtetit, por në bindjen time, punën time ka qenë gjithmonë i sigurtë që nuk ka pasur asnjë veprim të kundërligjshëm, aq më tepër për korrupsion, apo vepra të kësaj natyre.
Diskutime rreth kësaj post