Gjatë takimit me strukturat e PD në Kukës, kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi tha se qëllimi i saj është që të hap partitë, të rikthejë konkurrencën dhe garën brenda saj në mënyrë që PD të shihet sërish si një parti shprese dhe vlerash për shqiptarët, pasi në të kundërt nëse vijohet me këto rrugë që ka nisur kreu aktual i saj Lulzim Basha, PD do të përfundojë si LDK në Kosovë.
Harxhi tha se demokratë që prej 2013 kanë pësuar vetëm humbje dhe kjo nuk duhet të lejohet. PD është aset kombëtar u shpreh Harxhi dhe çdo fitore e saj është fitore për të gjithë shqiptarët.
“Kemi të bëjmë me humbje ciklike që prej 2013, këto nuk janë vetëm humbje elektorale. Synimi ka qenë që ne të bëjmë diçka për këtë aset kombëtar, pasi PD është një aset kombëtar dhe jo në pronë e anëtarësisë dhe demokratëve por e gjithë shqiptarëve dhe herët apo vonë kurdo që ne të fitojmë është fitore për të gjithë shqiptarët, pasi ne jemi këta që kemi mbrojtur vlerat kombëtare dhe çështjet kombëtare. Ne kemi larguar njerëz, figura të partisë dhe kjo përbën farsën e partisë. Nëse ne vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur PD do të përfundojë si LDK në Kosovë, duhet të kthejmë shpresën dhe të mos kemi më përçarje, të hapim partine, të kemi konkurrencë të lirë, kandidatët duhet të jenë pjesë e vendimeve dhe jo vetëm kryesia”, tha Harxhi.
Mënyrën e vetme për rrëzimin e Edi Ramës, Harxhi tha se është përmes institucioneve dhe votës. Për të bërë këtë Harxhi tha se fatkeqësish PD iku nga institucionet dhe nuk arriti të frymëzojë dot shqiptarët. Për të PD duhet të fokusohet tek elektorati gri, që përbën 20 % të votuesve.
“Ne nuk u treguam institucional, u larguam nga ato dhe kjo është fatkeqësia dhe sot mendojmë si të thyejmë Edi Ramën. Ai thyhet me institucion, me votë dhe me frymëzimin e të gjithë shqiptarëve. Duhet të kthejmë besimin tek elektorati gri që sot është 20 % që do të thotë një parti politike“, tha Harxhi.
Diskutime rreth kësaj post