Pamjet e kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleida Kapedani në “Tik Tok” po bëjnë xhiron e rrjetit. Për shkak të videove të hedhura, ajo është nën verifikim nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i cili pritet të japë shpejt një vendim.
Gazetari Arben Manaj tha se një veprim i tillë është i paimagjinueshëm që të ndodhë në Britaninë e Madhe.
Deklarata e Manajt:
“Sic e shikoj unë, pa dyshim që ka një dozë mendjelehtësie, por duhet të jemi pak më të kujdesshëm. Jemi në fushën e drejtësisë dhe besoj në prezumimin e pafajësisë dhe le të bëhet një hetim, një vlerësim. Ajo video është bërë në një ambient shtetëror që është gabim i pafalshëm, por është bërë në mirëbesim dhe ndoshta është të dalë deri në fund vlerësimi.
Këtu në Britani të Madhe nuk lejohet jo vetëm në zyrat e gjykatësve, por as në ambientet e brendshme të gjykatave, nuk lejohet të filmohesh, është vepër penale. Aq më tepër një gjykatës të bëjë filmime të tilla, është e papranueshme dhe kjo ndikon edhe në imazhin që i jep me ose pa të drejtë drejtësisë së re shqiptare.
Ne të gjithë jemi qenie njerëzore dhe gjykatësit në Britaninë e Madhe me veshjet e bukura dhe flokët false se kodi i etikës është i tillë, është e paimagjinueshme të ndodhë dicka e tillë.”-shprehet Manaj.
Diskutime rreth kësaj post