Ish-konkurrentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi është e ftuar në emisionin “Why Not”, ka treguar se para dy vitesh është njohur me nënën e saj biologjike se ishte ndarë nga ajo në moshën 3 vjeçe.
“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve”, – tha Ana.
Ish-konkurrentja tregoi se po planifikon të hapë një shoqatë për vajzat që sapo dalin nga Shtëpia e Fëmijës dhe nuk kanë një ndihmë.
“Është shoqatë për vajzat pasi dalin nga Shtëpia e Fëmijës, mosha më delikate 16-18 që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit”, – tha Ana.
Roza: Personalisht ke qenë pjesë e kësaj gjëje?
Ana: Po tani te jem e sinqerte nuk ka si t’i lind kjo ide një vajze 25-vjeçare nga hiçi.
Roza: Yt atë nuk jeton më?
Ana: Jo, kam mamanë që është dashuria e botës.
Diskutime rreth kësaj post