Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi nga Gjirokastra ka denoncuar se ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund ta marrë. Harxhi nënvizoi se lista s’mund ti përkasë serverit qendror të partisë por degëve pasi ajo nuk është pronë e kryesisë apo kryetarit të PD.
Deklarata e Harxhit:
“Sot jam para jush në një sfidë të vështirë, për të arritur deri te kandidimi nuk ka qenë vetëm një vendim personal por një mbështetje. Grupi për PD, Kulluri, Nishani, por dhe shumë të tjerë, Imami, Elezi më kërkuan që unë të kandidoja për këtë garë. Pse? Një nga arsyet është sepse do të ishte një ndryshim për herë të parë kandidon një grua, por unë nuk jam në këtë garë vetëm sepse jam grua, sepse kjo është një garë e meritokracisë. PD është në dorë të një kupole të vogël, të cilët e kanë marrë peng prej disa kohësh dhe ne duhet ta shpëtojmë. Nëse se shpëtojmë tani do të përfundojë si LDK e Kosovës. Ne s’mund ta lejojmë këtë gjë, veprimtaria juaj s’mund të shkojë kot. Ju kaloni net të tëra në KZAZ gjatë zgjedhjeve dhe s’jemi shpërblyer dhe ka ardhur momenti të shpërbleheni. Përveç ndryshimeve statutuore është një e drejtë themelore. Shpesh nuk gjen të rinj nëpër degët tona më.
Kishim bërë një propozim për të bërë një marrëveshje për dekomunistizimin në Shqipëri dhe nuk është pranuar. Polonia ka arritur të rrëzojë dhe monumentet. Ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund të zbresë dhe të marrë listën. Lista s’mund ti përkasë serverit qendror të partisë por degëve sepse ju punoni me ato degë. Lista nuk është pronë e kryesisë apo kryetarit të PD. Unë jam futur në këtë garë të pabarabartë sepse siç kam thënë më parë sfidoj ata që pas 4 humbjesh vazhdojnë të mbajnë peng pronën”, tha Harxhi.
Diskutime rreth kësaj post