Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë prindër të dy fëmijëve shumë të ëmbël, Ameli dhe Duam. Familjes së tyre të bukur ju shtua në 2020-n anëtari më i ri, por a do të kemi së shpejti një tjetër fëmijë nga çifti? Më parë çifti ka thënë se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej.
“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja nuk është që të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritet. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, tha Miriami, ndërsa Albani shtoi me shaka: “Jam unë fëmija i tretë se dola jashtë loje fare.”
Mirëpo, duket se Miriami ka ndryshuar mendim teksa ka festuar sot ditëlindjen e saj të 36-të. Krahas një fotoje shumë të ëmbël të familjes, ajo i ka kërkuar me lezet bashkëshortit edhe një bebush.
“Dhe kur reflektoj në ditë si kjo e sotmja mund të them që asnjë sukses tjetër nuk i afrohet dashurisë dhe plotësimit që më dhuroni ju. @albanskënderaj Si thua, e zgjerojmë dhe pak familjen?”– ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post