Analisti Ilir Demalia ka komentuar shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës nga SHBA. Sipas tij, vendit i duhet një drejtësi e pavarur dhe jo një “kokë turku”, qofshin këta Berisha apo Meta.
“Edhe për shpalljen non grata të Berishës që unë mendoj se duhet të jenë edhe shumë të tjerë. Edhe ambasadorja amerikane tha janë 250, unë them 2500. Qytetarët i dinë, njerëzit që kanë punuar në administratë i dinë. Dua të krijohet drejtësia e plotë dhe të ndëshkohen të gjithë sipas asaj që kanë abuzuar me pushtetin apo kanë shkatërruar kolonat e shtetit si drejtësia.
Akuzojnë Berishën për ndërhyrje në drejtësi, jam plotësisht dakord. Berisha ka krijuar precedentin e manipulimit dhe masakrës zgjedhore, por a e ka bërë Rama këtë? A janë përgjimet? Pse u hoqën dosjet e Durrësit dhe Dibrës? Një drejtësi duhet të jetë e barabartë. Prapë drejtësia varet nga politika dhe i shërben politikës, këtu nuk kemi të bëjmë me drejtësi”, tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post