Partia Socialiste do të mbledhë në 2 qershor në orën 17:30 Asamblenë Kombëtare. Mirëpo pavarësisht lehtësimit të masave të virusit, PS ka marrë vendimin që Asambleja e Kongresit të mbahet online.
“Të nderuar anëtarë të AK! Ju njoftojmë se ditën e mërkurë, datë 02.06. 2021, ora 17.30, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë online.
Ditën e hënë, datë 31.05.2021, do ju vëmë në dispozicion linkun për të patur akses për pjesëmarrjen tuaj në këtë mbledhje.”, thuhet në njoftimin për anëtarët e Asamblesë
Ndër të tjera, Asambleja ka në rendin e ditës thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm që përkon edhe me 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.
Rama ka deklaruar më herët se në këtë vit 30-vjetori, do jetë një fushatë hapjeje e Partisë Socialiste, hapje e cila sipas tij do të krijojë mundësi gjithëpërfshirëse.
Diskutime rreth kësaj post