Avokati Idajet Beqiri tha se provat e 21 janarit janë prishur nga Sali Berisha dhe tashmë me vendimin e SHBA-ve për ta shpallur ‘non grata’ ka një dritë jeshile për Prokurorinë e Tiranës për ta hetuar.
“Nëse ka spekticizëm kjo lidhet me historinë 30-vjeçare të drejtësisë. Vrasja e Aleks Nikës dhe ajo e Hekuran Dedës janë çështje të pezulluara, jo të mbyllura. Këto dy vrasje janë pa autor. Prokuroria e Tiranës ka zbuluar rrethana të reja që e rrëzojnë vendimin e pezullimit.
Provat ishin për 21 janarin, por ato i sfumoi shteti i atëhershëm, organizatori i asaj masakra që është Sali Berisha. Tani me shpalljen ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe me argumentimin se ka marrë në mbrojtje shumë njerëz nga sistemi i drejtësisë do të thotë që tashmë prokuroria e ka dritën jeshilë. Është hapur porta për këtë krim që e ka bërë një grup i strukturuar kriminal”, – tha ndër të tjera avokati Beqiri.
Diskutime rreth kësaj post