Kreu i qeverisëm Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Akademinë e Shkencave ku janë pranuar 17 anëtarët e rinj të jashtëm të këtij institucioni.
Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se Akademia e Shkencave po kthehet në një institucion i pavarur. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka ngurruar që të thumbojë edhe kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin, i cili dikur ka qenë kryetari i Partisë Socialdemokrate, si dhe aleat i PS-ës.
“Skënder Gjinushi nuk më ka uruar fitoren e zgjedhjeve. Ai ka menduar edhe për ata anëtarë të Akademisë që kanë janë të pakënaqur se kam fituar zgjedhjet. Ai është bërë me pakicën. Kur u arrit edhe depolitizimi i Skënder Gjinushit, e ardhmja e Akademisë është e sigurt”, – deklaroi Rama.
Ky reagim është shoqëruar me reagimin e Gjinushit, i cili ka buzëqeshur ndaj kësaj ironie të lëshuar në adresë të tij.
“I siguroj ato që ndryshe nga Skënderi nuk kanë dashur që të fitoj zgjedhjet, kjo qeveri në katër vitet e ardhshme do të ketë Akademinë më pranë se në gjithë historinë e pluralizmit”, – theksoi Rama.
Diskutime rreth kësaj post