Analisti Frrok Çupi komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rihapjen e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit të 10 viteve më parë.
Sipas Çupit mbi Berishën rëndojnë shumë akte kriminale dhe për këtë ka ardhur koha të marrë dënimin e merituar.
Çupi paralajmëron se tashmë që situatën e ka marrë në dorë SHBA, Berisha do të marrë ndëshkimin e duhur.
“Remzi Hoxha, janë kosovarët, Kosta Trebicka, 21 janari, e shumë ngjarje të tjera që është i implikuar, ka shkuar aty ku nuk mban.
Berisha ka qenë shkaktari i mungesës së drejtësisë në vend dhe po ashtu i një korrupsioni të fuqishëm në Shqipëri. Veprat penale ngelen të freskëta. Krimi nuk thinjet.
Drejtësinë në dorë nuk e kishte Shqipëria, as shqiptarët, por tani e morën në dorë aleatët tanë më të fortë, SHBA,” – tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post