Gazetari Arin Çani shprehet se Presidenti Ilir Meta ka bërë një gabim të madh dhe për këtë duhet të paguajë.
Sipas Çanit, gabimi i Berishës dhe i Metës është që nuk kanë dëgjuar këshillat e kundërshtarëve dhe nuk ka lobuar për të mbajtur pushtetin, ndërkohë që shtoi se “historia na ka mësuar se pushteti nuk është një gjë që bëhet vetëm një herë, duhet të punosh gjithmonë”.
“Kjo që po ndodh dhe që pritet të finalizohet me 10 qershor kur do të mblidhet parlamenti për të votuar. Dy janë njerëzit që deri tani kanë qenë kockë e fortë për establishmentin që ai të ecë përpara, Berisha dhe tani pritet Meta. Ky film që ne po shohim është një film që ne po e shohim, publiku tha fjalën e tij më 25 prill.
Nuk mund të ketë asnjë Berishë dhe asnjë |Metë që ti dalë kundër amerikanëve dhe të frenojë planet e Ballkanit Perëndimor. Me sa duke ata janë përqendruar shumë dhe ne nuk e dimë si mbaron filmi. Do jetë një dramë apo happy end nuk e di? Pyetjes nëse e ka seriozisht Rama mund ti përgjigjem se ai nuk është vetëm, por ka amerikanët pas. Berisha dhe Meta nuk kanë punuar për këtë ditë.
Meta ka pasur mundësi të lobonte me gjithçka sepse historia na ka mësuar se pushteti nuk është një gjë që bëhet vetëm një herë, duhet të punosh gjithmonë. Meta ka bërë një gabim të madh dhe për këtë do paguaj sepse nuk ka luftuar për pushtetin e tij dhe të familjes së tij politike. Ai është i destinuar ta mbyllë karrierën e tij në këtë mënyrë. Ai ka bërë të fortin dhe si ka dëgjuar këshillat e njerëzve dhe Rama e mposhti dhe jo me duart e tij. Rama po të kishte nevojë do ta kishte marrë prapë Metën sepse është politikan i ftohtë”, – tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post