Analisti Frrok Çupi ka thënë se është shumë shpejt për për të dalluar ‘fraksionet brenda PD’. Çupi shprehet se Sali Berisha do të fillojë ‘luftën’ me drejtësinë dhe se kjo do të shënojë fundin e tij.
Pjesë nga intervista
Basha ndodhet përballë Shehajt, Harxhit dhe Kadillit, ku mbetet më i favorizuari për shkak të kontrollit mbi strukturat. Pavarësisht fitores së mundshme, a është momenti që brenda PD të shfaqen seriozisht fraksione?
Është akoma shpejt për të dalluar ‘fraksionet brenda PD’. Madje është shumë shpejt edhe për zgjedhje- nëse zgjedhjet do të ishin seriozisht. Pse është shpejt? Sepse ‘shkëmbi i madh’ Berisha po bie nga mali dhe do të shembet në hone. Honet do të jenë Prokuroria, Gjykata, Drejtësia… Ku ta dish se ku… Berisha do të thërrmohet, më në fund. Vetëm atëherë mund të flitet për një parti post- Berishë. Por këta i bënë zgjedhjet shpejt e shpejt, me qëllim që të mbledhin partinë si ushtri në mbrojtje të Berishës, kundër Amerikës. Ky është qëllimi i këtyre në PD, nisur nga Berisha… Po fraksionet?, pyesni ju? PD mund të copëtohet, por jo në formën e fraksioneve politike.
Diskutime rreth kësaj post