Gazetari Arin Çani u shpreh mbrëmjen e djeshme se planet e mandatit të tretë Edi Rama nuk do t’i mbarojë për 2 vjet. Çani tha se në 2029-ën Rama do bëhet president dhe se kur thoshte s’keni parë gjë akoma, sipas Çani e ka pasur fjalën pikërisht për ngjarjet që kanë nisur të ndodhin tani në politikën shqiptare.
“Mandati tretë do jetë mandati i shkopit dhe karotës dhe Metës Rama do t’i japë shkopin. Meta do e haj patjetër. Meta do përfundojë shumë keq. Do i turren amerikanët, do i turret drejtësia. Kur Rama thoshte s’keni parë gjë akoma e kishte fjalën për këtë moment që sapo ka filluar. Tani kemi të bëjmë me monarkun që mbështetet nga veziri. Plani i Ramës nuk mbaron për 2 vjet, në 2029-ën ai do bëhet president nëse nuk ka aksident rrugës”, – tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post