Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur deklaratës së ish-presidentit Bujar Nishani, se ka pasur dijeni për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Me anë të një reagimi zyrtar, Basha shkruan se inati dhe mllefi personal duhet që të kenë kufi, ndaj hedh poshtë duke e cilësuar shpifje pretendimin e tij Nishanit.
Ndër të tjera, kryedemokrati shkruan se shpallja e Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit ishte çështje që kishte pasur impakt të fortë në PD.
Deklarata e Bashës:
“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj,”-shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post