Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka bërë një deklaratë befasuese mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se kishte dijeni që në muajin shkurt se Sali Berisha do të shpallej “non grata”. Ai tha se në dijeni të vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit ishin edhe vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Deklarata e Kadillit:
“Edhe për këtë që ndodhi kishte informacione, që në shkurt. Edhe Berisha e dinte, bashkë me Bashën. Di edhe si kanë ardhur deri këtu. Në bindjen time ka një frakturë në komunikimin me partnerët strategjikë. Fajësoj kryetarin e opozitës. Atë s’ke nga ta kapësh e nga ta lesh.lësh. Me aleatët duhet që të flasësh troç. Nuk do ta përjashtoja Berishën se është institucion. Është i barazvlershëm me PD. Nuk krahasohet me Tom Doshin,”-tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post