Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur më marrëdhënien e tij me ambasadoren amerikane dhe për shpalljen non grata. Berisha tha se non grata është një histori e vitit 2019, kur ia ka përmendur edhe Rama në kuvend si gjë. Ish-kryeministri shtoi se thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu.
Deklarata e Berishës:
“Zonja Kim, ambasada e SHBA-ve, kur ajo erdhi, unë i kam shkuar vetë në pritje. Unë jam deputet i thjeshtë dhe deputet e nuk pres të më vijnë në zyrë. Pasi i ktheu komisioni i Venencias draftet e grupit të Sorosit për reformën në drejtësi, u arrit që amendimet të ishin në standardin e Venecias.
Kjo non grata është një histori e vitit 2019 dhe ma ka përmendur Edi Rama në këtë vit, duke më thënë se a e kaloj dot Atlantikun. D.m.th ai e dinte një gjë të tillë. Mua më thonë se jam futur në listë të zezë, për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.
Unë kurrë nuk e kam thënë kurrë një fjalë pas shpine për çështjen e ndarjen e Kosovës, sikurse ka bërë Blinken. Atëherë ku është konspiracioni këtu? Thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu. Unë kam vepruar me ndërgjegjen time kombëtare, sepse ishte e turpshme të vizatoheshin kufij etnikë dhe të punoje për Serbinë e Madhe se kështu donte Rama dhe Thaçi”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post