Kryeministri Rama në konferencën me ministrin gjerman për Evropën Roth ceku edhe përplasjen me ministrin gjerman të Shëndetësisë për çështjen e CO.VID. Rama nuk ngurroi që të reklamonte se kishin hequr maskat dhe se prej disa javësh kemi më pak se 30 të infektuar çdo ditë.
“Ne jemi vendi më i sigurtë për pushime. Një herë në historinë tonë jemi më të mirët. Tani Gjermania ka për të na arritur,”tha Rama duke shkaktuar të qeshura mes gazetarëve dhe vetë ministrit. Por pse?
Kujtojmë se vite më parë ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar një studimi të një organizate, do të deklaronte se Shqipëria dhe Gjermania janë dy vende me ekonominë më të qëndrueshme në Europë.
Diskutime rreth kësaj post