Ky ishte një sezon ku nuk mungoi vetëm një ekip që të udhëhiqte kampionatin, të bënte diferencën, por ishte një sezon ku mungoi dhe një lider në fushë, një lojtarë që qartësisht të ishte mbi të tjetër. Më shumë se sa individi, të gjithë ekipet u mbështetën tek grupi, ky fakt reflektohet qartë tek lista e golashënuesve më të mirë. Në fund me 16 gola, trofeu i “Këpucës së Artë” i shkoi Dejvi Bregut. Sulmuesi vlonjat shpërtheu me një “tripletë” në sfidën e fundit duke i dhuruar Teutës titullin kampion por duke bërë për vetë edhe këtë trofe të rëndësishëm. Në këtë garë Bregu kishte vetëm dy rivalë, Patrik Eze dhe Agim Ibrahimi, dy sulmuesit e Kukësit që prej kohe ishin jashtë çdo objektivi me ekipin e tyre, e mbyllën sezonin në kuotën e 15 golave, një më pak se Dejvi Bregu.
Eze largohet nga Kukësi në fund të këtij sezoni por sulmuesi nigerian largohet duke akuzuar pasi verilindorët nuk e përfshinë në ndeshjen e fundit kundër Kastriotit, zhgënjimin e tij të madh për këtë vendim Eze e shprehu publikisht me anë të një postimi në rrjetet sociale duke theksuar se Kukësi e provoi nga kjo garë, pavarësisht këtij fakti, largohet me kokën lart. Për të gjetur një tjetër goleador në radhët e Teutës duhet të shkojmë deri në vendin e tetë, ku ndodhet Lorenc Vila me 9 gola. As rivalët e Teutës nuk kanë bërë më mirë në këtë drejtim, golashënuesi më i mirë i Vllaznisë është Ardit Hoxhaj me 12 gola ndërsa golashënuesi më i mirë i Partizanit është Jasir Asani me tete gola, qartësisht ky ishte një sezon i vakët ku golat dhe golashënuesit ishin me pikatore.
Diskutime rreth kësaj post