Ftesën e ministrit gjerman Michael Roth për të ndërmjetësuar për bashkëpunimin maxhorancë-opozitë, gazetari Mustafa Nano e sheh si të panevojshme.
Nano tha se palët duhet t’i ngrenë vetë urat e bashkëpunimit. Por sipas tij, pengesë për këtë janë komplekset e kreut të PD-së.
Deklarata e Nanos:
“Basha duhet të dalë dhe t’u thotë atyre që ofrohen për ndërmjetës: Nuk kemi nevojë. Do t’i ngremë vetë urat e bashkëpunimit me maxhorancën. Kur vjen puna te negociatat me Ramës, Basha ka kompleksin e njeriut që ia kanë hedhur gjithmonë. Ky lloj kompleksi e persekuton dhe e pengon për t’u ulur me Ramën”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post