Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, i ftuar në rubrikën “Opinion” deklaroi se bashkëqeverisja mes PD-së dhe PS-së do ishte një përçundim. Murati theksoi se PS ka një sërë sfidash në mandatin e tretë, por primare janë pandemia dhe rindërtimi.
“Ky është mandati vazhdimësisë së Ramës. Riundërtimi e vaksinimi janë sfida të qeverisë. Ne kemi probleme me trajtimin e punonjësve, edhe me ekonominë. Ne jemi një vend në tranzicion, qoftë edhe nga pikëpamja e funksionimit të shtetit ligjor, situata politike, ekonomike e sociale nuk është e mirë, derisa shumë persona ikin nga vendi. Nuk pres të ndodhë ndonjë traumë në PS për zhvillimeve brenda partisë, por sigurisht që në Shqipëri ka shumë për të bërë, në çdo nivel të qeverisjes. Ne kemi një parlament ilegjitim, opozita ka marr vendim të jetë në Kuvend dhe ky është një lajm i mirë. Ajo që kanë nevojë shqiptarët është mirë-qeverisjes. Bashkëqveverisja do ishte përçundim i demokracisë. Besoj se mundësitë për një koalicion të madh janë zero, nuk ka shans të kemi koalicion të madh në shtator”, tha Murati.
Erl Murati nënvizoi se opozita duhet të bëjë analizë për zgjedhjet e 25 prillit, duhet të reformohet, që të mos bëjë të njëjtat gabime.
“Ngjarja kryesore e këtij viti ka kaluar, zgjedhjet e 25 prillit. Përtej polemikave të atij procesi, unë besoj se ka një institucion që duhet respektuar nga të gjithë dhe ky iinstitucion është vota. Ju takon partive që të bëjnë zgjedhje sesi mund të shkojë drejt pushtetit. Zgjedhjet e 13 qershorit janë të parakohshme, sepse ende nuk ka analizë, se përse nuk fitoi opozita. 25 prilli u pranua i rregullt nga ndërkombëtarët, por politikisht ka nevojë për analizë, se çfarë bëri mirë PS dhe ku gaboi opozita e bashkuar. PD duhet të reflektonte së brendshmi. Ka mangësi edhe në analizën e politik-bërjes. Rival i Bashës është Agron Shehaj, sepse ka ruajtur profil normal. Shehaj duket një kandidat i denjtë në zgjedhjet në PD. Partia Demokratike nuk mund të flejë dot mbi dafina”, deklaroi Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post