Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca në kuadër të ditëve të Europës, ka vizituar qytetin e Korçës, ku është surprizuar nga fëmijët që e kanë pritur me këngë e me valle në qendër të Pazarit. Soreca bashkë me ekipin e tij dhe ambasadoren e Suedisë kanë kaluar një ditë të paharrueshme në qytetin e serenatave, nën motivet dhe tingujt e këngëve popullore.
Në një moment zyrtari i BE, Soreca shihet duke kënduar përkrah këngëtares Marsela Çibukaj. Kjo ditë është kthyer si një ditë feste edhe për qytetarët e shumtë korçarë, ndonëse masat kufizuese nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se 50 personave.
Postimi i Sorecas:
“Shikoni videon mahnitëse të një dite të paharrueshme në Korcë. I përulur nga pritja e fëmijëve të Korçës që këndojnë në Odën e Gëzimit. “Ne nuk duhet t’ju shpjegojmë se çfarë është Evropa, sepse Shqipëria është Evropë” # EuropeisHereisbecause # HereisEurope.MirupfashimKorça!”, shkruan Soreca në Twitter.
Video:
Watch👇the amazing video📹 of an unforgettable day in #Korca. Humbled by the reception of the children of #Korca🇦🇱 singing the Ode to Joy. “We don’t have to explain to you what is Europe, because Albania is Europe” #EuropeisHere🇪🇺because #HereisEurope🇦🇱
Mirupfashim Korça 👋🏻! https://t.co/6qiG1VLgjM— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) May 27, 2021
Diskutime rreth kësaj post