“Big Brother” po rikthehet, por këtë herë pjesë e shtëpisë më të madhe do të jenë njerëz të famshëm. “Express Rozë” ka siguruar pamje të shtëpisë së re e cila është ende në ndërtim.
Në fotografitë e publikuara shihet pjesa e jashtme e shtëpisë e cila është në përfundim e sipër, ndërsa pishina dhe dhoma e rrëfimeve është përfunduar.
“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme. Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore”, – njoftoi “Top Channel”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post