Pas fitores që arritën në zgjedhjet e 25 prillit, socialistët kanë bërë lëvizjen e radhës. Mësohet se PS ka vendosur që në 2 qershor në orën 18:00 të mbledhë tek Liqeni Artificial Asamblenë e partisë.
Vendimi është marrë ditën e sotme. 10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar më herët se një arsye pse është vendosur këtë datë është numri i viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.
Diskutime rreth kësaj post