Deputeti i opozitës Selami Jenisheri ka bërë një gafë nga foltorja e Kuvendit ku foli për pensionistët. Jenisheri tha se pensionistët duan 40 lekë të vijnë me urban dhe 40 lekë të shkojnë që bëjnë 800 mijë lekë ndërkohë që kanë pensionin 30 mijë lekë.
“Po diskutojmë për një akt normativ mbi tatimin mbi vlerën e shtuar, pandemia dhe tërmeti e kanë vendosur këtë popull në vështirësi. Ne do i japim mundësi që tatimet mbi ato të jenë të përballueshme, a e kemi kryer ne detyrën tonë ne si të zgjedhur nga populli? Kur ulesh këtu duhet t’i flasësh popullit me dokumente ndryshe ke ardhur kot. Ku do ti marrin lekët shqiptarët ku mbi shpatullat e tyre është përmbytja dhe tërmeti”, – tha Jenisheri. Deputeti shtoi më tej ku tha se një pensionist duhet të paguaj 40 lekë të shkojë dhe 40 lekë të vij ku bëjnë 800 mijë lekë ndërkohë merr 30 mijë leke.
Jenisheri foli dhe për një organizata ndërkombëtare që do ta ndihmoj Shqipërinë. Ai i bëri thirrje ministres Olta Xhaçka që ta firmosë dokumenti ku pranohet ndihma nga kjo organizatë.
“Po ju drejtohem se kryetari juaj, pensionistë do ju jap një lajm shumë të mirë për pensionistët. Do t’i ndihmojmë ata pensionistë me minimumin jetik, KQZ duhet t’u jepte të drejtën e votës emigrantëve prandaj dhe ne erdhëm këtu ta ndryshojmë këtë Kod, zoti Celibashi nuk pranoi”, – u shpreh Jenisheri.
Deklarata e Jenisherit
“Populli shqiptar ndodhet në një gjendje kritike ekonomike që e ka sjellë jo vetëm kjo qeverisje e këtyre 30 viteve por edhe pandemia, tërmeti e të tjera me radhë, E kanë bërë këtë popull me vështirësi të jashtëzakonshme. Ky është një argument që nuk e kundërshton dot kush. Ai që e ka dy pare mend e di çfarë hallesh ka mbi shpatullat e shqiptarëve. E kemi për detyrë t’i japim jetë mundësisë që tatimet mbi ta të jenë sa më të përballueshme. A e kryejmë ne këtë detyrë si duhet?
Si nuk më tha njeri bravo të qoftë Selami Jenisheri. I them zonjës ministre Xhaçka, firmos moj Olta që t’i vijnë shqiptarëve miliarda lekë. Ka ardhur dy herë delegacioni dhe kanë ra dakord me dhënë projektin. Ne na vdesin njerëzit në oborret e spitaleve. Parët janë aty. Por unë e kuptoj se pse nuk e firmosin. Se e dinë që unë e kam bërë të mundur këtë gjë. Ju drejtohem ju pensionistëve se unë si kryetari juaj do ju jap një lajm të mirë brenda pak ditëve.
Pensionistët do i ndihmojë. Kush është ky parlament që i çon në varr para kohe. Votimet e 25 Prillit janë të paligjshme. Do i dal zot këtij populli. Celibashit i kam dërguar një letër ku i them zbatoje kodin zgjedhor. Kujtim a të ka pyetur ty kush nga KQZ? As unë.
Unë e takova njëri prej tyre që erdhi nga delegacioni dhe më thanë do e bëjmë Shqipërinë një ndër më të pasurit e botës.” – tha Jenisheri.
Diskutime rreth kësaj post