Nisi mbrëmjen e kësaj të mërkure nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”. Por për shkak të pandemisë, për herë të parë festivali nuk po zhvillohet në Pallatin e Koncerteve. Një moment emocionues ky për drejtuesin e “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea, i cili pas 22 vitesh ndërron destinacion. “Pandemia fiku dritat e botës”, tha Gjebrea por shtoi, se “Kënga Magjike” do të zhvillohet kësaj here në një tjetër shtëpi të ëmbël, në Tv Klan.
“Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi. Drejt Tv Klan të lutem”, tha Gjebrea.
Në krah të Ardit Gjebresë këtë edicion është këngëtarja Marsela Çibukaj. Ajo tha se me prezantimin e “Këngës Magjike” i realizohet një ëndërr shumë e madhe.
Në skenën magjike do të performojnë në natën e parë 15 këngëtarë big edhe 8 këngëtarë të kategorisë new artist. Festivali modern i këngës shqiptare ka tërhequr edhe interesin e artistëve nga Europa. Janë 8 artistë big internacional nga Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Belgjika dhe Gjeorgjia që do të performojnë në Kënga Magjike.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post