BE ka ndërmarrë sanksione ndaj Bjellorusisë, pasi kjo e fundit mbajti peng një avion të tërë me pretekstin e alarmit për bombë, për të arrestuar gazetarin opozitar, Roman Protasevich, kundërshtar i liderit Lukashenko.
Ditën e sotme. Është ulur në aeroportin “Nënë Tereza” avioni i ardhur nga Bjellorusia edhe pse vendet e Bashkimit Evropian i kanë bërë “bllok” në grup për fluturimet e këtij shteti, në formë sanksionesh kundër regjimit të diktatorit Aleksandër Lukashenko.
Mbërritja e avionit nga Bjellorusia ka qenë në orën 15:35 të pasdites së sotme. Ndërkohë edhe Hungaria ka lejuar një ulje të avionit nga Bjellorusia duke dalë shteti i vetëm në BE që nuk ka ecur në të njëjtën vijë me unionin për të bojkotuar fluturimet e Bjellorusisë.
Avioni nga Bjellorusia pasi ka kryer uljen në Rinas, sapo është ngritur sërish në fluturim. Nga vëzhgimi në Flight Radar shihet se avioni bjellorus nuk ka një destinacion të caktuar, por pritet që të kthehet në Bjellorusi.
Sanksionet nga BE për Bjellorusinë erdhën pas diskutimeve në Bruksel duke vendosur që t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së. Kujtojmë se sanksionet erdhën pas alarmit për bombë dhe uljes së detyruar të avionit Ryanair-it në Bjelloruis që çoi në arrestim e një gazetari opozitar të regjimit aktual bjellorus.
BE kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit Raman Pratasevich, një kundërshtar kryesor i Presidentit autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko.
Diskutime rreth kësaj post