Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më datë 1 janar 2022, Shqipëria do të ketë vendin në forumin më të lartë të vendimarrjes globale, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Rama i fton të gjithë ata që kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme të bëhen pjesë e skuadrës kuqezi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Postimi i Ramës:
“BASHKOHU PËR MISIONIN HISTORIK TË SHQIPËRISË NË OKB
Më datë 1 janar 2022, Shqipëria do të ketë vendin në forumin më të lartë të vendimarrjes globale, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara
Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022 – 2023, është momenti më historik në 65 vitet e anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë
Duam që Shqipëria të prezantohet në Këshillin e Sigurimit me një “Dream Team”; një skuadër profesionale të nivelit më të lartë
Të gjithë ata e ato, shqiptarë e shqiptare, brenda ose jashtë vendit dhe sidomos në SHBA, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, i ftojmë të aplikojnë e të konkurojnë, për tu bërë pjesë e skuadrës kuqezi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
http://ëëë.punetejashtme.gov.al/…/shqiperia-per-ks…/
#SkaKohëPërPushim” – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post