Eva Murati është një ndër emrat më të lakuar të televizionit shqiptar. Sot, moderatorja feston ditëlindjen e 26-të të saj dhe familjarët, miqtë dhe fansat nuk kanë nguruar ta urojnë në rrjetet sociale.
Por, kjo ditëlindje duke se e gjeti Evën mes shumë sukseseve.
Teksa ishte e ftuar në emisionin e famshën italian, Tiki Taka me trajnierin Udineses Luka Goti, Diego Maradonën, etj, ajo tërhoqi vëmëndjen e shumë teleshikuesve italianë.
Ajo ka treguar më herët se ka firmosur një kontratë të rëndësishme me një kompani menaxhimi në Itali.
“Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani.
Praktikisht para se të futesha në emision, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më.
Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur”, – u shpreh ajo.
Së fundmi Eva ka firmosur një kontratë me markën e famshme të të brendshmeve “Yamamay” me qendër në Milano.
“Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo”, – tregoi më tej Eva.
Epo s’na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë sukses bukuroshes shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post