Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, u shpreh se nuk beson se do të ketë surpriza në këto zgjedhje brenda partisë. Ai shton se çfarë i intereson më shumë është mënyra se si do të përballen me situatën e re. Gjithashtu Bozdo tregoi se pse nuk i sheh si të barabarta këto zgjedhje brenda PD-së.
“Ne duhet të shikojmë thellë të vetja për të bërë riparimet që të jemi gati për të garuar, e të jemi të gatshëm për të fituar në zgjedhjet e para që do të mbahen, si lokale apo vendore”, – tha anëtari i kryesisë së PD-së për “Breaking”.
Ndërsa i pyetur a pati kandidatura surprizë, Bozdo zbuloi se ka pasur 10 aplikime, por që kryesia vendosi që të jenë vetëm 3 kandidatë.
“Është një garë dinjitoze dhe e shoh serioze nga të gjithë. Por pres platformën e tyre për mënyrën se si PD do të ridimensojë veten në një realitet të ri. Është hera e parë që një parti rri 12 vite në opozitë. Unë kam thënë me kohë se i pres të gjitha nga Edi Rama, i cili përdori çdo lloj instrumenti në zgjedhjet e fundit. Në këto katër vitet e ardhshme do të kemi një qeverisje më të keqe dhe më problematike”, – tha Bozdo.
Ndërsa i pyetur në lidhje me eliminimin e Ibsen Elezit nga kandidatura për kryetar partie, ai u shpreh se nuk ndikuan aspak komentet negative të tij kundër Bashës.
“Nuk mendoj se kanë ndikuar komentet negative, pasi komente shqetësuese për të kanë ardhur nga Fatbardh Kadilli, i cili shpalli kandidaturën i pari, e më pas edhe nga Harxhi. Nuk është funksioni i PD-së të ruaj Bashën tani, pasi edhe ai është një kandidat. Numri katër është një numër i lartë për kandidat, do të preferoja 2 ose maksimalisht 3 emra. Gjykimi ka qenë thellësisht polik për të qenë në të mirë të PD-së”, – tha anëtari i kryesisë së PD-së.
Më pas Bozdo tha se nuk i sheh të barabarta këto zgjedhje për kryetarin e PD-së, e kjo për shkak se Basha është kryetar.
Diskutime rreth kësaj post