Gazetari Genc Burimi ka komentuar sot për emisionin ‘Breaking’ shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe hedhjen në gjyq nga ana e ish-kryeministrit sekretarin e shtetit amerikan.
Burimi tha se çdokush ka të drejtë të hedh në gjyq për shpifje, madje tregon se ‘unë i kam dërguar një mesazh Edi Ramës, kur e akuzuan vëllain e tij si njeriu i cili ngriti dronin në stadiumin e Beogratit që ti hedh në gjyq.”
“Duke shpallur Berishën “non-grata” dhe shkarkimin e Metës po jepet një mesazh në perëndim. Kjo është prova e zjarrit për gjykatën kushtetuese është mesazh për të gjithë ata që menaxojnë fondet publike”, – tha Burimi.
Ai shkoi më tej duke pohuar se, “Blinken e shoh të vështirë që të dënohet po aq të vështirë e shoh, që gjykata franceze ta dënojë. Kur u ngrit droni në Serbi u akuzua vëllai i Edi Ramës, i shkruajta mesazh Ramës dhe i thashë që duhet të ngresh padi dhe ai nuk e bëri. Berisha sot nuk është aleat i SHBA-s pasi ai i humb zgjedhjet është një lojë gjeopolitike.”
Diskutime rreth kësaj post