Nënkryetari i këtij Komisioni, Myslim Murrizi ka nxjerrë detaje të reja nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai tha se kanë mbërritur informacione nga SHISH, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Drejtoria e Policisë mbi kreun e shtetit.
Murrizi nuk i bëri të ditura, kjo pasi janë të klasifikuara si “sekret shtetëror”.
“Ka ardhur informacion nga SHISH nga Struktura e Posaçme Anti-korrupsion dhe nga Drejtoria e Policisë. Meta në periudhën para zgjedhore dhe para se të fillojë fushata, në qëndrimet e tij publike, janë shkelje Kushtetuese edhe sipas ekspertëve. Për mua personalisht Meta ka shkelje morale të karriges së të parit të shtetit. Disa shkelje kushtetuese mund t’i përtyp përpara nja bastardimi moral. Se sa është shkelur Kushtetuta kam raportin e ekspertëve të së drejtës Kushtetuese që thonë se ka shkelur këtë ne për këtë takim, për këtë deklaratë”, tha Murrizi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post