Analisti Mentor Nazarko ka komentuar garën për kryetar në PD. Nazarko thotë se në PD momentalisht më i favorizuar është Lulzim Basha për t’u rizgjedhur, por futja në lojë e Agron Shehajt e vë në pozitë të vështirë.
“Basha është më i favorizuar, por hyrja në lojë e Shehajt e vë në pozitë të vështirë. Shehaj është outsider, nuk ka bërë një jetë politike, partiake, graduale, nga simpatizant i partisë, degën e Vlorës etj. Ai prej imazhit të tij, suksesit në biznes jashtë vendit, edhe i pëlqyeshëm në rrjetet sociale, shumë i rëndësishëm për shekullin që jetojmë, është kandidat problematik, pa hipoteza me qeverinë, s’ka pasur poste. E pasuron garën brenda PD, dhe në përfytyrimin tim një që mund Ramën pas Bashës, është një njeri i bërë vetë, që nuk ka hipoteka, reflekton energjinë e një brezi të ri, nuk asociohet me tranzicionin e tejzgjatur të Shqipërisë.
Shehaj zotëron një pjesë të cilësive. Si për të motivuar qytetarët dixhitalë të zhgënjyer brenda radhëve të PD, tha se Rama është më i korruptuari në planet. Është shquar në PD për denoncim të aferës së Unazës së Re në të cilën në fakt sipas gjykimit modest mund të ketë treguar ekspertizë nga marrja e tij me biznes, por gjuha e tij ishte retorikë jo perëndimore. E paimagjinueshme në perëndim, në Itali që pavarësisht jeta partiake i lejon abuzimet gjuhësore e komunikatave të tregojë palën tjetër si hajdut, të korruptuar.
Ndoshta e ka dhe një defekt të tjetër, ka elementë në komunikim apo diksion. Ai ka shkrirje të dialektit lab me italishten, e ka të butë që e bën të veçantë, të spikatur”, tha Nazarko për News24.
Diskutime rreth kësaj post