Analisti Aleksandër Çipa u shpreh se më i avantazhuar në garën për PD është padyshim kreu aktual i partisë Lulzim Basha, i cili sipas tij ka mundësi të shfrytëzojë gjithë infrastrukturën e partisë.
Sipas Çipës kandidati që konkurron më fort Bashën është Agron Shehaj.
“Më shumë e rrezikon Shehaj, sepse ka marrë mandatin e deputetit dhe nga pikëpamja e infrastrukturës vetjake është më komod se kandidatët e tjerë”, tha ai.
Megjithatë, përcaktuese për secilin kandidat sipas Çipës do të jetë mbështetja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Hija e z. Berisha do të jetë e pranishme tek anëtarësia dhe ajo do ta votojë çdo kandidat”, u shpreh Çipa.
Diskutime rreth kësaj post