Këngëtarja Eneda Tarifa në spektaklin ee “Këngës Magjike” është prezantuar me një bashkëpunim me këngëtarin Italian Walter Ricci.
Eneda rikthehet pas 2 vitesh që mori çmimin me këngën “Ma zgjat dorën”.
Në një intervistë rreth këtij bashkëpunimi ndryshe artisti italian u shpreh se që në fillim ka pasur një mendim shumë pozitiv për Enedën dhe mbi të gjitha i ka pëlqyer performanca e saj në “Eurovision”, kur përfaqësoi Shqipërinë. Dy këngëtarët treguan se pas përfundimit të “Kënga Magjike” do të sjellin versionin në gjuhën italiane
Gjithashtu këngëtari italian tha se janë duke menduar një bashkëpunim edhe për në San Remo.
“Ne do të bëjmë një provë për në San Remo”, – tha Walter.
Diskutime rreth kësaj post