Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it shqiptar. Përmes postimeve që Rudina bën në rrjetet sociale, ajo na tregon vazhdimisht se ndihet me fat që ka në krah një partner si Marku që bën gjithçka për të.
Së fundmi ai ka bërë të mundur që Rudina të sjellë në Pukë një nga projektet dhe komeditë më të suksesshme “Boeing Boeing”.
Në qytetet e vogla jeta artistike është zero, për shkak të gjithë kushteve me të cilat banuesit jetojnë, megjithatë me ndihmën e Markut, Rudina i ka mundësuar të gjithëve një pasdite plot të qeshura.
“Faleminderit dashuria ime. Pas 15 vitesh vjen për herë të parë një shfaqje e mirëfilltë në Pukë”, – ka shkruar Rudina krah fotos me Markun, i cili kujdeset t’i plotësojë çdo dëshirë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post