Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tearspërfaqësoi Zvicrën në Eurovision dhe arriti të fitonte vendin e tretë. Gjoni ka treguar në një intervistë se është frymëzuar nga një artiste shqiptare për të marrë pjesë në “Eurovision” dhe ajo është Aurela Gaçe.
“Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri dhe po mendoja çfarë dritash dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por bëra gjëra të tjerë në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, – është shprehur ai.
Këtë video e ka shpërndarë Aurela në profilin e saj në Instagram, ku shprehet: “Auuu. E lumtur kur degjoj se bëhesh sadopak shtysë pêr të marre nje vendim të bukur. Gjon te uroj shume sukses, në cdo hap tjetër e paç nje karrierë plot sukses”.
Diskutime rreth kësaj post