Gazetari dhe analisti Bledian Koka u shpreh mbrëmjen e djeshme se kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nuk ka spikatur me fjalime të gjata në Kuvend. Mirëpo Shehaj ka pretenduar të kundërtën, duke u shprehur se nuk duhej konsideruar sasia por cilësia e denoncimeve të tij.
Pjesë nga biseda në studio:
Bledian Koka: Nuk jeni nga ata që spikasni për fjalime të mbajtura në Kuvend. Ka një analizë. Rezultoni që nuk jeni fjalëshumë.
Çim Peka: Në fjalimin e parë ka spikatur. Nëse mbani mend ndonjë fjalim të Palokës ma thoni. Apo të Mond Spahos.
Bledian Koka: Ata do i pyes kur të kandidojnë.
Çim Peka: Po të Bashës mbani mend?
Bledian Koka: Po patjetër është ai kur thoshte po më gënjeve njëherë është faji im, herën e dytë është po i imi.
Agron Shehaj: Mos shikoni sasinë por cilësinë. Denoncimet më të mëdha janë ato që kam bërë unë.
Diskutime rreth kësaj post