Analisti Fitim Zekthi dhe sekretari i PS-së për mediat, Alfred Peza kanë debatuar ashpër në studio teksa po diskutohej vendimi i SHBA-së për Sali Berishën.
Zekthi tha se jo domosdoshmërisht SHBA duhet të ketë gjithnjë të drejtë vetëm se është më e fortë, duke e gjykuar si jo të duhur vendimin e DASH.
Pas një ndërhyrje të Pezës, Zekthi tha se gjithnjë ka qenë i drejtpërdrejt, jo si panelisti tjetër (Alfred Peza) të cilin e quajti servil.
Pjesë nga debati në Open
Zekthi: Unë i them gjërat troç në sy se jam dhe kam qenë gjithmonë njeri i pastër dhe i ndershëm. Jo si Peza këtu që nuk ka guxim t’i thotë gjërat troç.
Peza: Trego të vërtetën tënde na lër ne…
Zekthi: Unë s’kam qenë as komunist asgjë as servil nuk kam qenë ndonjëherë.
Peza: Shumë mirë trego të vërtetën tënde na lërë ne mos u merr me ne vazhdo me të drejtën tënde anti-amerikane.
Zekthi: Unë mendoj që është vendim i padrejtë. Nuk mendoj se SHBA meqënëse është më e fortë ka më shumë të drejtë. Këta kanë qenë komunistë, me Kinën.
Peza: Ore mos përmend emra.
Zekthi: Nuk e kam me ty.
Peza: Mos mu drejto mua drejtoju kamerës andej.
Diskutime rreth kësaj post