Gara për zgjedhjen e kryetarit të PD-së është një ndër temat e nxehta të momentit në politikën shqiptarë. Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja diskutuan sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ pikërisht për këtë situatë të nxehtë brenda selisë blu dhe rivalitetin me kandidatëve.
Zheji theksoi se beteja politike për kryetar të Partisë Demokratike do të jetë e ashpër. Ndërsa, Lubonja vlerëson se kandidatët për kryetar të partisë duhet që të kenë një program më të qartë.
Fatos Lubonja: Gjithë këtë që ndodh sot në PD, duhet parë brenda shqetësimit se jemi në një regjim. Shqetësimi kryesor për kandidatët e PD-së për mua është sa duhet të jenë bashkë dhe jo të përjashtojnë njëri-tjetrin. Këtë e shtroj edhe për Bashën, por edhe për kandidatët e tjerë. Duhet një parti që të ketë dialog, për një projekt që të jetë i qartë.
Artur Zheji: Mendoj se beteja politike në PD do jetë e ashpër, sidomos me Agron Shehaj dhe Edith Harxhi. Harxhi ka goditur kryetarin aktual të PD-së nën brez. Mendoj se Harxhi do përdori të gjithë armët e veta. Kur bëri ndarje Jozefina Topalli, edhe të tjerët nuk e kanë problem ta bëjnë. E dyta është edhe Agron Shehaj, që vjen nga biznesi. Shehaj do të sulmojë siç sulmon në treg konkurrentët. Më xhentilmeni nga këta është Kadilli. Sigurisht që ka avantazhe Lulzim Basha, Thikat pas shpine kanë dalë, nuk është çdo gjë rozë. Basha ka pasur mbrojtje të Berishës, ndërsa pas shpalljes non grata të Berishës, besoj do ketë kacafitje të shëndetshme. Do ketë përgjakje politike.
Fatos Lubonja: I shoh kandidatët ndaj Bashës më shumë me atë që duhet eliminuar kreu i PD, me gjuhën që kanë përdorur. Ne e dimë se ekziston logjika e partisë –biznes dhe qytetari pak hapësirë gjen. Në Europë, ka ndodhur me Margeret Theçer, që ka fituar dhe partia e ka rrëzuar. Ndërsa, tek ne, fiton me lloj-lloj marifetesh. Tek ne, edhe ata që kanë kontribute në parti nxirren jashtë dhe fitojnë ca djem që nuk i njeh njeri, thjesht pse janë djemtë e dikujt. Garuesit në PD duhet të na shpalosë program më të qartë. Kandidatët mendojnë se duke rrëzuar Ramën apo Bashën, mund t’ia dalim. Por mendoj se duhet rrëzuar një pushtet i lidhur përherë e më shumë me krimin.
Diskutime rreth kësaj post