Pedagogu Shpend Gashi shprehet se deputeti Agron Shehaj mund të jetë një kërcënim për kandidaturën e kryetarit Basha.
“Besoj se zoti Agron Shehaj mund të jetë një kërcënim serioz për kandidaturën e kryetarit Basha. Më i papërgatituri nga kandidatët është vetë zoti Basha, sepse ai nuk i njeh strukturat e PD. Po t’i njihte nuk do dilte 2 muaj në fushatë, nuk do t’i ristrukturonte sa për të thënë për t’u mbajtur në këmbë. Zoti Basha në çdo studio ecën me një refren “Ndryshimi do vijë. Po mirë ndryshimi erdhi, po si?”, – tha ai për Ora News.
Afrimi i datës së zgjedhjeve, sipas Gashit i leverdis vetëm zotit Basha, pasi kandidatët e tjerë nuk kanë kohë të përgatisin tezat.
“Afrimi i datës së zgjedhjeve brenda partisë i bën favor atij që është në karrigen e kryetarit, sepse kundërshtarët e vet nuk kanë kohë për të përgatitur tezën e tyre. Nga ana tjetër është edhe grupi brenda PD që kanë dalë me 2-3 kandidatë, pra për të ndarë sa më shumë vota. Ideja është për të dobësuar faktorin Basha. Nëse Basha del përsëri fitues dhe kryetar i PD, PD është e destinuar të rrijë edhe një 8 vjeçar tjetër”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post