Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish pas lajmit që shkaktoi ‘tërmet’ në politikën shqiptare, pasi u shpall non-grata. Berisha tha se këtij sulmi mund t’i përgjigjej në mënyrë politike me anë të miqësive që ka por ka vendosur që të ndjekë gjithçka strikt në rrugën juridike.
Deklarata e Berishës:
“Cilidoqoftë vendimi i gjykatës, unë do të dëshiroja që një vendim pozitiv dhe siguroj që do të jem i hapur për çdo lloj hetimi, por nga ana tjetër, cilido do të jetë vendimi i gjykatës unë absolutisht do të vazhdoj me të gjithë forcën time në rrugë juridike dhe jo politike. Unë jam përballë një sulmi dhe skenari politik. Unë mund t’i përgjigjesha në mënyrë politike edhe kam jo pak miq të cilët do mund të ndihmonin, por kam vendosur të ndjek gjithçka strikt në rrugën juridike për rivendosjen e dinjitetit tim“, tha Sali Berisha.
Diskutime rreth kësaj post